Si çdo federatë edhe Federata e Mundjes e Kosovës, ka shpallur më të mirë.
Në ceremoninë solemne mori pjesë edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.
“Në ambientet e hotel Sirius ne Prishtine, Federata e Mundjes e Kosovës ka shpallur Laureatët e vitit 2023.
Epiteti i mundësit më të mirë për vitin 2023 i takoi mundësit të KM “Dardania" Egzon Xhoni, ndërsa mundësja më e mirë e vitit u shpall Lonisa Reka e KM “Kaçaniku".
Trajneri i vitit u shpall Sylejman Shala. Klubi më i mirë i vitit 2023 u shpall KM “Prizreni”.
Punëtori sportiv i vitit u shpall Ziber Xhoni.
Gjyqtari i vitit u shpall Rufat Laçi
Me plaketa për kontribut në sportin e mundjes u nderuan: MKRS, KOK, JYSK-KFC dhe Betim Vrenezi anëtar bordi në UWW-Europë.
Në mesin e dhjetë mundësve më të mirë për vitin 2023 ishin: Edon Shala, Adriatik Berisha, Bleonit Bytyqi, Jon Ramadani,
Erand Flugaj, Harun Shipkovica, Blend Fanaj, Amin Hoti dhe Sovran Shabanaj.
Tek femrat në mesin e pesë mundëseve më të mira të vitit ishin: Elsa Nikoci, Kanita Spahija, Dorentina Nezaj dhe Diellza Syla.
Shpresa të vitit nga FMK u shpallen: Enes Latifi, Adis Berisha, Albi Susuri, Abdurrahman Shipkovica, Valid Smajli, Flutra Zeneli,
Mediana Luta, Vlera Sadiku, Enida Haxhiu dhe Elsa Restelica”, - njofton FMK.