Rezultatet e mira në vitin 2023 janë një motiv shtesë për rezultatet edhe më të mirë në Vitin e Ri nga klubi i pingpongut “Gani Maloku” nga Ferizaj.
Ylli Maloku, kryetrajner i KPP “Gani Maloku”, tha se janë tejkaluar pritshmëritë.
Synimet janë që të përgatiten edhe më mirë për vitin 2024.

Ylli Maloku
“Këtë vit janë arritur dhe tejkaluar pritshmëritë fal punës dhe përkushtimit nga kryesia e klubit, me pjesëmarrje në të gjitha garat në kategoritë e ndryshme”, thotë Maloku për gazetën kombëtare “Bota sot”.
“Këtë vit po e përmbyllim vitin 2023 me lojtarin dhe kryetrajnerin e klubit tonë i cili u shpall kampion në turneun ndërkombëtar “Podgorica Open 2023” në Mal të Zi, po ashtu edhe lojtarët e tjerë patën rezultate shumë të mira në kategoritë e tyre të cilët për ta ishte hera e parë në garat ndërkombëtare.
Falënderojmë prindërit Gazmend e Heset Vranovci dhe trejnerin Fitim Krasniqi për përkrahjen e palodhshme ndaj të gjithë lojtarëve të klubit”, shkruan në faqen e klubit “Gani Maloku”.