Sportet luftarake po sjellin rezultate të lakmueshme nga garat ndërkombëtare.
Ndër sportet që po sjellin rezultate të lakmueshme është edhe karateja kur dihet se gjatë këtij viti fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror (femrat).
Një emër që po vjen është edhe njomaku Lis Makolli.
Lisi është pjesë e klubit ndër më të organizuar në Kosovë, Dardania e Prishtinës.
Lisi punon pareshtur në përvetësimin e teknikave.
Fjalë të mira për të ka edhe trajneri i tij, Shumzim Krasniqi.
Lisi është një emër që premton. Nuk ka më shumë se 11 vjeç.
Ushtron me fanatizëm dhe mëson elemente më bashkëkohore të karatesë nga trajneri i shquar Shumzim Krasniqi.
Klubi Dardania ka shumë të rinj dhe të reja që pritet të arrijnë rezultate sa më mira në vitin 2024.
Lisi ka brezin e kaltër, ndërsa synimet e tij janë që një ditë të bëhet kampion i Kosovës dhe të arrijë në piedestalin ndërkombëtar.
Ai synon që të shkojë rrugës së emrave të mëdhenj të karatesë, Enver Idrizi, Afrim Latifi, Fehmi Mahalla etj.
Ai është i kënaqur me atmosferën dhe me pretendimet që në vitin 2024 do të arrijë suksese në garat për pionier.