Lajmi i hidhur për sportin kroat.
Ka ndërruar jetë karateistja juniore, kroatja dhe anëtarja e klubit të karatesë Vinkovci, Nika Brkiç (18 vjeç), njofton Federata e Karatesë Kroate.
“Fjalët vështirë se mund të shprehin dhimbjen që ndjejmë për shkak të humbjes të së dashurës tonë Nika Brkiç.
Nika ishte jo vetëm një top karateiste, por edhe një person që jepte energji pozitive.
Ajo do të mbahet mend për përkushtimin e saj në sport dhe zemrën e saj të madhe.
Shpirti i saj të gjejë paqe dhe familja dhe miqtë e saj të gjejnë forcë në bashkim.
Mendimet tona janë me ju në këtë kohë të vështirë humbjeje. U prefsh në paqe e dashura Nika”,- njofton federata kroate.
Vetëm tre muaj më parë, në shtator të vitit 2023, ajo fitoi medaljen e artë në “Darfest” në Daruvar në kategorinë deri në 53 kilogramë, ndërsa në vitin 2018 u bë nënkampione kombëtare në kampionatin kroat.