Ndahet tragjikisht nga jeta në moshën 19-vjeçer talenti i garave me kuaj!
Talenti i garave me kuaj, Luis Jamil Markano, është ndarë tragjikisht nga jeta në moshën 19-vjeçare pas një aksidenti me motor.
Siç raportojnë forcat e rendit, motori i Markanos u përplas me një makinë dhe nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve të marra në trup, me talentin që pak ditë më parë mësoi se do të bëhej baba.
19-vjeçari filloi të bënte emër në këtë sport gjatë verës që lamë pas në një turnament në Ohaio, ku fitoi plot 40 gara.