Tash e disa ditë po përgatiten në Durrës.
Ecuria e stërvitjeve po shkon sipas planit nga kampi i Kosovës në triathlon.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Triathlonit të Kosovës, Gazmend Maxhuni, thotë për gazetën “Bota sot”, se kushtet e mira janë edhe një mundësi e mirë për punë në Durrës.
Maxhuni theksoi se po punohet me vrull dhe në rritjen e nivelit.
Në kamp janë të gjitha grupmoshat.
Ai është i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve që do të përfundojnë me 21 janar.