Federata e Karatesë së Kosovës del me një komunikatë në lidhje me ecurinë e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor të Federatës.
Çfarë thuhet në kumtesën e FKK-së?
“Sot me datën 27 janar 2024, u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor i Federatës së Karatesë së Kosovës.
Ky kuvend është ftuar bazuar në marrëveshjen e dy palëve të krijuara brenda FKK-së (marrëveshja e datës 9 janar 2024), në harmoni të plotë me Statutin e Federatës së Karatesë së Kosovës, nënshkrimet e 2/3 të anëtarëve të Kuvendit të FKK-së për thirrjen e kuvendit, dhe me aprovim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Nga 49 klube me të drejtë vote, të pranishme në Kuvend ishin 48 klube, delegatët e të cilëve u nënshkruan në listën e pjesëmarrësve.
Pas nënshkrimit në listën e pjesëmarrësve, një pjesë e delegatëve lëshuan Kuvendin duke hequr dorë nga e drejta e votës, përfshirë dhe kundërkandidatin e z. Besart Baruti për Kryetar z. Shemsi Shaqiri.
Edhe pas tërheqjes nga Kuvendi të disa nga delegatët, Komisoni për Verifikimin e Mandateve konstatoi se ky kuvend ka kourum të mjaftueshëm ngase nga 48 delegatë me të drejtë vote, në kuvend të pranishëm ishin 26 delegatë me të drejtë vote.
Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor, zgjodhi edhe strukturat udhëheqëse të FKK-së.
Besart Baruti u rizgjodh Kryetar i Federatës së Karatësë së Kosovës.
Ismail Fazliu-Nënkryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.
Shkëlzen Balaj-Nënkryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.
Po ashtu, u zgjodhën 9 anëtarë të Bordit Ekzekutiv të FKK-së dhe 5 anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të FKK-së.
I gjithë procesi zgjedhor ishte transparent dhe u monitorua nga zyrtarë të KOK-ut dhe MKRS-së.
Na priftë e mbara drejtë sukseseve të reja”, shkruan në faqen e FKK-së.