Përmes kësaj shkrese ju drejtohemi për të ju informuar së afërmi e në detaje si dhe për të paraqitur brengat tona në qasjen jo fer jo sportive e jashtë çdo rregulle statutare/ ligjore, por diskriminuese të FNK-së që ka ndaj sportistes së Klubit të Sporteve të Ujit OTRILA..
Para tre dite i jemi drejtuar përmes postës elektronike FNK-së, për të kërkuar sqarime dhe informata lidhur me pjesëmarrjen e notarëve të Kosovës në Kampionatin Botëror të Notit që do të mbahet në shkurt të këtij viti në Doha, sepse kjo federatë edhe pse e ka obligim që të informoj me kohë dhe afat optimal rreth përcaktimit të pjesëmarrjes së sportistëve në ngjarje të tilla të rëndësisë botërore nuk ka lajmëruar asgjë.
FNK ka zgjedhur të heshtë edhe në kërkesën tonë me shkrim, andaj këtë shkresë me reagime po e drejtojmë te ju si instancat më të larta në hierarkinë institucionale të sportit në vend, sepse kanë mbetur edhe 8 ditë kur edhe fillon Kampionati Botëror i Notit në pishina olimpike në Doha të Katarit.
K.S.U. OTRILA ka stërvitur dhe përgatitur ka kohë të gjatë sportisten e vet Hana Beiqi për këtë garë botërore si dhe për garat tjera ndërkombëtare që vijnë sipas rradhës së kalendarit “Europian Aquatics” dhe “World Aquatics”, në mënyrë që ajo të paraqitet sa më e përgatitur dhe me performancë sa më të lartë e rrjedhimisht kjo të reflektoj edhe në arritje të rezultateve.
Me gjasë, FNK edhe kësaj here ka për qëllim që të mos përfshijë notaren tonë në ekipin pjesëmarrës të Kosovës në Kampionat Botëror të Notit, ashtu sikur që ka vepruar edhe përgjatë vitit 2023 edhe pse sipas rezultateve të arritura deri më tash dhe pikëve FINA sportistja duhet të garoj në këtë kampionat në bazë të renditjes sipas pikëve dhe disiplinave olimpike.
Pavarësisht rezultateve që ka notarja, FNK si duket nuk do ta lejoj që të garoj në Kampionatin Botëror e që rrjedhimisht nënkupton që të notares edhe t’i pamundësojnë në këtë mënyrë edhe garimin në Lojërat Olimpike Paris ‘24
Notarja e klubit tonë, vitin e kaluar ka marr pjesë në disa gara ndërkombëtare kualifikuese për EYOF, Kampionat Botëror dhe L O paris ‘24 dhe në të gjitha këto gara ajo ka arritur rezultate dhe është poentuar me pikë FINA më shumë se çdo notare tjetër e Kosovës. Por FNK, pavarësisht këtyre të arriturave ia ka pamundësuar pjesëmarrjen së bashku me ekip të Kosovës në garat e mbajtura, në pishina olimpike, si: EYOF 2023 mbajtur në Maribor/Slloveni, Kampionat Botëror mbajtur në Fukuoka/Japoni, Kupë Botërore mbajtur në Budapest/ Hungari, pra në çdo garë ku nominimi dhe paraqitja sipas rregullave të World Aquatics bëhet vetëm nga Federatat Kombëtare gjegjëse të shtetit.
Në të gjitha këto gara ndërkombëtare FNK ka dërguar në ekip notarë me rezultate më të ulëta dhe me më pak pikë FINA duke diskriminuar haptas sportisten tonë me gjithë rezultatet e arritura. Për më keq, sikur që e dini që nga fundi i vitit 2022 këtë federatë faktikisht e ka udhëhequr kryetari i klubit ‘Step” z. Agron Zeqiri, ndërsa nga fundi i vitit 2023 edhe formalisht po udhëheqë me notin e Kosovës, e përgjatë kësaj periudhe në gara ndërkombëtare janë dërguar në ekipe të Kosovës ekskluzivisht notarët e klubit të tij, dhe tek tuk, me ndonjë përjashtim në ekip ndonjëherë, janë përfshirë deri në 2-3 notarë të klubeve tjera, pavarësisht rezultateve, sikur që i ka sportistja jonë.
Ky person, ia ka dhuruar të gjitha benefitet e FNK-së dhe ka dërguar në gara apo kampe, sportistët e klubit të vet, ka dërguar vajzën e vet, edhe pse kjo sportiste nuk ka shënuar kurrfarë progresi të dukshëm përgjatë vitit 2023, e të gjitha këto me bazë të pastër konflikt interesi dhe familjarizimi.
Për eliminimin nga ekipet e Kosovës në garat ndërkombëtare dhe diskriminim që i është bërë notares Hana Beiqi, në adresat elektronike të KOK-ut dhe MKRS janë dërguar ankesa të argumentuara me prova, por asnjëherë deri më sot s’ka reaguar askush për të ndalë këtë sjellje jo ligjore, jo statutare dhe diskriminuese të FNK-së.
KOK-u por edhe MKRS, kanë për mision dhe qëllim që të inkurajojnë zhvillimin e sportit të performancës së lartë dhe sportin për të gjithë e po ashtu e kanë obligim që të ndërmarrin të gjitha veprimet kundër çdo forme të diskriminimit, por me gjasë është duke e lejuar (madje duke inkurajuar) kjo sjellje dhe qasje e FNK-së, me heshtje dhe mungesë reagimi hierarkik.
Konsiderojmë se KOK-u, në bazë të rregullativës ligjore vendore dhe ndërkombëtare ka kompetencë dhe përgjegjësi për të mbrojtur vlerat dhe parimet sportive: integritetin në sport, lojën e pastër dhe të ndershme, garat sportive në frymë të fair-play, udhëheqje të përgjegjshme dhe vendimmarrje etike ,t’i aplikoj këto parime dhe të mbroj sportistët e vet, sa herë që u shkelen të drejtat sportive, sa herë që diskriminohen në sport.
Organizatat sportive duhet të trajtojnë të gjithë sportistët njëjtë, pa dallim e pa diskriminim. Sportistët janë të barabartë, ata dallojnë vetëm për nga rezultatet, e notarja jonë, të gjitha këto i ka arritur pa mbështetje të FNK-së e pa mbështetje të KOK-ut.
Për të vërtetuar dhe argumentuar, të gjitha në këtë shkresë, po e bashkëngjisim një pasqyrë të shkurtër të notares sonë, Hana Beiqi, e cila pos rezultateve të arritura në vitin 2022, vetëm gjatë vitit 2023 me pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, ka arritur rezultate të shkëlqyeshme e që për Kosovë janë kulminante, (pavarësisht moshës së saj të re, vetëm 15 vjeçe) dhe është notarja me më së shumti pikë FINA në disiplina olimpike.
Sportistja vetëm për vitin 2023 ka arritur dhe mbanë këto rekorde:
Rekordet absolute në pishina olimpike:
disiplina 50m krol me kohë prej 27:60 sec 630 pikë FINA
disiplina 100m krol me kohë prej 1:00:15 sec 635 pikë FINA
disiplina 50m delfin me kohë prej 29:01 sec 597 pikë FINA
disiplina 100m delfin me kohë prej 1:06:06 sec 592 pikë FINA
Rekordet për grupmoshë/juniore në pishina olimpike:
5.disiplina 50m shpinë me kohë prej 30:85 sec 668 pikë FINA
Rekordet absolute në pishina gjysmë olimpike
6.disiplina 50m delfin me kohë prej 28.52 sec 624 pikë FINA
7.disiplina 100m krol me kohë prej 57:78 sec 657 pikë FINA
8.disiplina 100m mix me kohë prej 1:06:81 sec 605 pikë FINA
9.disiplina 100m delfin me kohë prej 1:04:65 sec 584 pikë FINA
Rekordet për grupmoshë/juniore në pishina gjysmë olimpike:
10.disiplina 100m shpinë me kohë prej 1:04:44 sec 618 pikë FINA
11.disiplina 50m shpinë me kohë prej 29:50 sec 627 pikë FINA
disiplina 200m krol me kohë prej 2:11:07 sec 596 pikë FINA
Të gjitha këto rezultate janë arritur në këto gara:
Garë ndërkombëtare kualifikuese për EYOF dhe Lojëra Olimpike ‘24 “MM Maribor 2023” mbajtur në Slloveni/Maribor, në pishina olimpike, prej 03.-05.03. 2023 ku e përfaqësoi shtetin në 6 disiplina.
Notarja në këtë garë arriti 2 medalje të arta dhe 4 medalje të argjendta, si dhe arriti 2 rekorde të reja absolute shtetërore:
50m delfin me kohë prej 29:01 sec-----------rekord absolut shtetëror
100m delfin me kohë prej 00:1:86:85sec------------rekord absolut shtetëror
https://live.swimify.com/competitions/mm-maribor-2023-2023-03-03/events/summary/5/36
https://live.swimify.com/competitions/mm-maribor-2023-2023-03-03/events/summary/2/14
Gara ndërkombëtare kualifikuese për Kampionatin Botëror dhe Lojëra Olimpike ’24 “Golden Orlando 2023” mbajtur në Kroaci/Dubrovnik, në pishina olimpike, prej 28.-29.05. 2023 notarja garoi në 5 disiplina e në bazë të rezultateve të arritura dhe pikëve FINA u shpall më e mira e garës në kategorinë për grupmoshë si dhe arriti një rekord të ri absolut shtetëror.
50m krol me kohë prej 27:64sec------------rekord absolut shtetëror
https://plivanje.info/data/Propozicije/2023/Zlatni_Orlando_2023_CRO_ENG.pdf
Gara ndërkombëtare kualifikuese për Kampionatin Botëror dhe Lojëra Olimpike ’24 “Grand Prix of Kranj 2023” mbajtur në Slloveni/Kranj, në pishina olimpike, prej 28.-29.05. 2023 notarja përfaqësoi shtetin dhe garoi në 5 disiplina, 1 medalje e bronz dhe arriti një rekord të ri shtetëror.
100m delfin me kohë prej 00:1:06:53sec------------rekord absolut shtetëror
https://live.swimify.com/competitions/mm-kranj-2023-2023-05-27/swimmers/clubs/59/competitor/53
Gara ndërkombëtare “Montenegro Open 2023” mbajtur në Mal të Zi/Podgoricë, në pishina olimpike, prej 05.-06.08. 2023, ku morën pjesë 23 klube regjionale dhe më gjerë evropiane.
Notarja në këtë garë arriti 10 medalje të arta dhe 2 medalje të argjendta u zgjodh në mesin e 3 notareve më të mira të garës, si dhe arriti 3 rekorde të reja absolute dhe 1 rekord të ri për grupmoshë/juniore.
100m krol me kohë prej 1:00:15 sec------------rekord absolut shtetëror
100m delfin me kohë prej 1:06:06 sec------------rekord absolut shtetëror
50m krol me kohë prej 27:60 sec------------rekord absolut shtetëror
50m shpinë me kohë prej 30:85 sec------------rekord shtetëror për juniore
https://plivanje.info/data/Rezultati/2023/Preuzeto/Montenegro_Open_2023_MNE/MultiMedalist.pdf
https://plivanje.info/data/Rezultati/2023/Preuzeto/Montenegro_Open_2023_MNE/CombinedEvent0.pd
Gara ndërkombëtare “Orion Cup Mini 2023” mbajtur në MKD/Shkup, në pishinë të shkurtër (25m) Boris Trajkovski, më 01.10.2023.
Në këtë garë morën pjesë 16 klube të shteteve të regjionit me më se 300 garues. Notarja në bazë të rezultateve të arritura në këtë garë u shpall më e mira e garës në kategorinë absolute.
https://plivanje.info/data/Rezultati/2023/Preuzeto/Orion_kup_mini_2023_MKD/index.html
https://plivanje.info/data/Rezultati/2023/Preuzeto/Orion_kup_mini_2023_MKD/CombinedEvent1.pdf
Gara ndërkombëtare “Skopje Open 2023” mbajtur në MKD/Shkup, në pishinë të shkurtër (25m) Boris Trajkovski, prej 11-12.11.2023
Në këtë garë morën pjesë 67 klube të shteteve të regjionit me 456 garues nga 12 shtete të ndryshme. Notarja në këtë garë ka arritur 3 rekorde absolute dhe 2 rekorde për grupmoshë/junore, si në vijim:
100m delfin me kohë prej 1:04:68 sec---------rekord absolut shtetëror
100m IM me kohë prej 1:06:81 sec---------rekord absolut shtetëror
50m shpinë me kohë prej 29:50 sec---------rekord absolut shtetëror
100m shpinë me kohë prej 1:04:44 sec----------rekord shtetëror për juniore
100m krol me kohë prej 00:58:60 sec--------rekord shtetëror për juniore
https://plivanje.info/data/Rezultati/2023/Preuzeto/Skopje_Open_2023_MKD/index.html
Gara ndërkombëtare “13th of November 2023” mbajtur në MKD/Shkup, në pishinë të shkurtër (25m) Boris Trajkovski, prej 18-18.11.2023
Në këtë garë morën pjesë 36 klube të shteteve të regjionit me 433 garues të shteteve të ndryshme të regjionit. Notarja në këtë garë ka arritur 1 rekord absolute shtetëror si në vijim:
100m krol me kohë prej 00:57:78 sec--------rekord absolut shtetëror
https://plivanje.info/.../13_Novembar.../ResultList_12F.pdf
https://plivanje.info/.../13_Novembar.../MultiMedalist.pdf
“Kampionati Evropian 2023” mbajtur në Rumuni/Otopeni, në pishinë të shkurtër (25m), prej 05-10.12.2023, pjesëmarrëse me ekipin e Kosovës dhe ku garoi në 6 disiplina
Notarja në këtë garë ka arritur 2 rekorde absolute shtetëror si në vijim:
100m delfin me kohë prej 1:04:65 sec---------rekord absolut shtetëror
50m delfin me kohë prej 28:52 sec---------rekord absolut shtetëror
https://www.omegatiming.com/2023/len-short-course-european-championships-live-results?fbclid=IwAR0DNbDqh5FG74YZgL_7VobGU6DgtZvORRAOtHuhmAjl5Abdjovw2UUhVfI
Gara ndërkombëtare “Santa Claus-Talent Cup 2023” mbajtur në MKD/Shkup, në pishinë të shkurtër (25m) Boris Trajkovski, më 24.12.2023
Në këtë garë morën pjesë 29 klube me 370 garues të shteteve të ndryshme të regjionit.
Notarja në këtë garë është shpallur notarja më e mirë për juniore dhe notarja më emirë absolute e garës si dhe ka arritur 1 rekord shtetëror.
200m krol me kohë prej 2:11.07 sec---------rekord shtetëror për juniore
https://plivanje.info/.../Santa_Claus.../CombinedEvent0.pdf
https://plivanje.info/.../Santa_Claus.../MultiMedalist.pdf
Të gjitha këto informata janë publike, lehtësisht të qasshme dhe mund të verifikohen online në çdo kohë si për Hanën, ashtu edhe për të gjithë notarët e Kosovës.
https://www.swimrankings.net/index.php?page=rankingDetail&clubId=75&gender=2&course=SCM&agegroup=0&stroke=0&season=2024
https://www.swimrankings.net/index.php?page=rankingDetail&clubId=75&gender=2&season=2024&agegroup=0&stroke=0&course=LCM
Të nderuar, këtë reagim/ankesë e drejtojmë në MKRS/departamenti i sportit, sepse jeni të ngarkuar me kompetenca dhe përgjegjësi ligjore për: mbikëqyrjen e zbatueshmërisë së dispozitave të Ligjit të Sportit, mbikëqyrjen e politikave sportive të Kosovës të realizuara nga federatat e sportit, për reagimin dhe ndërmarrjen e masave në rastet e keqpërdorimit ose shkeljet e të drejtave të sportistëve dhe klubeve sportive si dhe rregullsinë e punës së federatave.
Këtë reagim/ankesë e drejtojmë në KOK bazuar nga dispozitat e statutit, autorizimeve dhe obligimeve që dalin nga ato dhe Kartës Olimpike. Statuti i KOK-ut, përcakton edhe të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve të vet, pra edhe të FNK-së, ku edhe ceket, se “Anëtarët duhet të veprojnë në pajtim me Kartën Olimpike, Kodin e KON-it për Etikë, Statutin e KOK-ut dhe rregulloret e veta” po ashtu ceket edhe, se “ Federatat kombëtare do të punojnë ngushtë së bashku me KOK-un e në veçanti, për përgatitjen dhe përzgjedhjen e sportistëve të Kosovës për LO dhe garat multi-sportive regjionale, kontinentale dhe botërore nën patronatin e KON.
Vlerat sportive nxiten dhe promovohen përmes konkurrencës së lirë sportive dhe respektimit të lirisë së secilit individ/sportist për ushtrim të veprimtarisë sportive.
Qëllimi i kësaj shkrese nuk është kurrfarë tendence apo përpjekje për të ndërhyrë në çështjet tuaja zyrtare as në çështjet e FNK-së e as të KOK-ut, por vetëm kërkesë për të zbatuar dispozitat ligjore dhe për të ndërmarr veprime konkrete konform kompetencave tuaja, për të ndalur diskriminim, për të ndaluar luftën për bajraktarizëm në FNK që po zhvillohet në kurriz të notarëve të kësaj federate, në kurriz të një sportisteje 15 vjeçe.
Dhuna nuk shkaktohet vetëm në vet ngjarjet sportive, dhuna psikike, fyerja, poshtërimi dhe diskriminimi shkaktohet edhe në mënyra e forma tjera edhe pse janë të palejueshme, janë të ndaluara me ligjet në fuqi, janë të dënueshme me ligjet në fuqi, por dikush me përgjegjësi institucionale duhet të reagoj dhe duhet t’i ndërpres.
Shpresojmë se do të ndani pakës nga koha juaj e çmuar, që të shqyrtoni këtë ankesë dhe të ofroni zgjidhje në bazë të rregullave sportive e të mos lejoni padrejtësinë dhe diskriminim që është duke iu bërë notares.
Me respekt,
Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA