Klubi i Pingpongut “Gani Maloku” nga Ferizaj e ka nisur me këmbë të mbarë në turneun ndërkombëtar “Podgorica Open”.
Yll Maloku, trajner i këtij ekipit, është i lumtur me rezultatet që ka arritur në kryeqytetin malazez.
“Një fillim i mbarë.
KPP ‘Gani Maloku’ kthehet me dy medalje të bronzta në garat ndërkombëtare në turneun “Podgorica Open 2024” në Malin e Zi.
Në kategorinë U13 Rejan Krasniqi doli i treti si dhe Adriatik Maloku U19 po ashtu i treti”, njofton KPP “Gani Maloku”.