Kombëtarja e Kosovës synon rezultate sa më të mira në Kampionatin Evropian për kadet, junior dhe U21, që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi, tha se atmosfera është shumë e mirë para sfidës së madhe evropiane.
Ekipi i karatesë nga Kosova po përfaqësohet në kampionatin Evropian të karatesë për Kadet, Junior dhe U21 në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Ekipi i Kosovës po përfaqësohet me simbole dhe si i barabartë me shtetet tjera edhe pse Gjeorgjia nuk e njeh shtetin e Kosovës”, thotë Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Gashi shpreson në rezultate të mira duke thënë: “Atmosfera është shumë e mirë dhe presim paraqitje të mirë dhe lutemi për rezultate”.
Pjesë e ekspeditës janë dy zyrtarë, kryetari Besart Baruti dhe sekretari Nazmi Gashi dhe 21 Garues/e, dy gjyqtarë, dy trajnerë.
Gashi ankohet se federatës i është bërë e padrejtë nga MKRS-ja.
“Edhe pse MKRS i ka pezulluar licencën përkohësisht (padrejtësisht) dhe kështu duke ndalur fondet e financimit te garave,
FKK me plotë probleme financiare duke falënderuar kryetarin Besart Baruti po arrin të realizoj me plot sukses kalendarin e garave vendore dhe ndërkombëtare. Kosova e te gjithëve”, ka përfunduar Gashi.