Federata e Notit e Kosovës, me kryetarin Agron Zeqiri, kanë shënuar fitore të madhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.
Kështu e quan Federata e Notit e Kosovës.
Një fitore e madhe për notin dhe sportin e Kosovës.
“Federata e Notit të Kosovës fiton rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Zvicër, kundër Adell Saboviq.
Letra e CAS-it
Ju informojmë se Federata e Notit të Kosovës, me kryetar Agron Zeqiri, e përfaqësuar nga zyra e avokatëve Feka & Murati përmes avokatëve Fis Murati, Shkelzen Feka dhe Labinot Murati, fitoi rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Zvicër, kundër Adell Saboviq.
Federata e Notit të Kosovës ishte paditur padrejtësisht nga Adell Saboviq i cili kundërligjshëm pretendonte të përfaqësonte Kosovën në kampionatin botëror të notit në Doha, Katar.
Ky vendim i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Zvicër, nuk është fitore vetëm për Federatën e Notit të Kosovës, por për tërë sportin kosovar.
Federata e Notit të Kosovës ju uron suksese sportistëve Eda Zeqiri dhe Mal Gashi të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në kampionatin botëror të notit në Doha, Katar”, njofton Agron Zeqiri, kryetar i Federatës së Notit të Kosovës dhe Nysret Buzhala, anëtar i BE FNK.
Letra e CAS-it
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Llozanë ka konsideruar se nuk ka juridiksion për të vendosur për rastin e hapur nga Saboviqi ndaj Federatës kosovare. CAS-i ka shkruar se rasti është i përfunduar dhe se do të hiqet nga lista e tij. Saboviq është urdhëruar që të paguajë 2000 franga zvicerane për FNK-në, si kontribut për shpenzimet që kishte federata.