Në Tbilisi të Gjeorgjisë po mbahet Kampionati Evropian për të rinjtë, ndërsa garuesit tanë synojnë medalje në këtë ngjarje të madhe.
Klubi i karatesë Sharri i Ferizajt i uron suksese garueses së saj, Behije Mustafa.
“Garuesja e klubit tonë, Behije Mustafa, nesër lufton për medaljen e bronztë në kategori U21 -68 kg.
Në Kampionatin Europian që po mbahet në qytetin e Tbilisit.
Ajo kishte një paraqitje të shkëlqyeshme ku pas 3 fitoreve ,në gjysmëfinale u ndal nga garuesja e Italisë.
Behija - është fituese e medaljes së bronztë evropiane në kategorinë e junioreve në vitin 2021.
Presim që nesër Behija të na bëj krenar të gjithëve, klubin tonë, qytetin e Ferizajt dhe të gjithë Kosovën”, shkruan në faqen e KK Sharrit.