Karateistet Behije Mustafa (- 68 kg) dhe Redona Gashi (- 50 kg) përfunduan në vend të pestë në Kampionatin Evropian për të reja (U21).
Të dyja luftuan për medalje por të pafat në luftërat finale.
Nga ana tjetër Federata e Karatesë së Kosovës ankohet ndaj MKRS-së.
“Përfundoj Kampionati Evropian për kadet, junior e U21 në Tbilisi të- Gjeorgjisë.
Kosova edhe pse nuk fitoj medalje pati paraqitje te shkëlqyer duke zënë 2 vende të 5-ta dhe 1 vend te 9-të.
Federata e Karatës e Kosovës mori pjesë në këtë Kampionat me shumë probleme financiare duke mos u mbështetur financiarisht nga MKRS.
Sot ne finale për medalje të bronztë 2 finalistet tona ishin të pafat duke mos mundur qe shtetit tone t’i sigurojnë medalje të bronztë në këtë Kampionat Evropian ku Kosova u paraqit si e barabartë me të gjitha vendet tjera edhe pse Gjeorgjia se njeh shtetin e Kosovës.
Në mungesë të mbështetjes financiare të FKK-së nga MKRS, mos kategorizimi i FKKs-së, garueseve dhe trajnerëve ka rënë dukshëm motivi i klubeve, trajnerëve dhe garueseve.
Prandaj është momenti i fundit që MKRS të reflektoj që të kthej licencën e FKK-së dhe ta kategorizoj FKK-në, garuesit dhe trajnerët që të ruhet sporti i cili i priu edhe pavarësimit të sporteve edhe në kohën e okupimit”, shkruan në faqen e FKK-së.