Shpirt sportisti!
Për gjatë gjithë vitit 2023 nuk u ndal asnjëherë duke qenë sa më afër sportistëve.
Është Halil Mahalla, kryetar i klubit të karatesë Kastriotit të Ferizajt.
Punëtori sportiv i vitit 2023 në Ferizaj u shpall Halil Mahalla, në ceremoninë që u organizua nga Komuna e Ferizajt në teatrin “Adriana Abdullahu” në Ferizaj.
Mahalla është i lumtur për çmimin e vitit e zotohet se do të punoj edhe më shumë në të mirë të karatesë dhe sportit në përgjithësi, me synime që të sjellin suksese sa më të mëdha për qytetin e Ferizajt dhe shtetin e Kosovës.