Legjendat britanike të patinazhit artistik rikthehen në Sarajevë

Sporti

Legjendat britanike të patinazhit artistik rikthehen në Sarajevë

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 19:10
Jayne Torvill dhe Christopher Dean

Dyzet vjet më parë performanca e tyre e jashtëzakonshme në Lojërat Olimpike të Sarajevës, la botën pa frymë.

Tani, ish-patinatorët britanikë Jayne Torvill dhe Christopher Dean janë rikthyer në kryeqytetin boshnjak për të festuar 40-vjetorin e asaj Olimpiade.

Dyshja e famshme britanike e patinazhit artistik, Jayne Torvill dhe Christopher Dean janë në Sarajevë, si pjesë e festimeve të 40 vjetorit të Olimpiadës Dimërore.

Kampionët olimpikë shkruan historinë e patinazhit artistik në akullin e Sarajevës në vitin 1984, kur ata ekzekutuan një performancë të paharrueshme nën ritmin e Bolero-s së famshme të Ravelit.

Pikërisht në ditën e Shën Valentinti, gjyqtarët i dhanë çiftit nga Nottinghami 12 nga 18 pikë të mundshme për kërcimin artistik dhe të gjitha pikët maksimale për mjeshtërinë në ekzekutim, pra 6 gjashta.

Dean shumë i emocionuar shprehet: “Ky është një kujtim i mrekullueshëm. Ne ndjemë ngrohtësinë e njerëzve dhe atmosferën e këndshme, njësoj si para 40 vitesh. Do të donim të ktheheshim edhe për 50 vjetorin e olimpiadës. Më vonë, ne e bëmë atë performancë shumë herë edhe nëpër botë, por të gjithë mbajnë mend kërcimin tonë në Sarajevë”.

Emocionet e saj i shprehu edhe Jane Torvill: "Christoferi i tha të gjitha. Jam shumë e lumtur që i ritakoj këta njerëz që janë kaq miqësorë me ne. Shpresojmë të kthehemi pas 10 vitesh. Jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu sot në ditën e vërtetë që fituam Olimpiadën". Patinatorët fenomenalë vizituan Sallën Olimpike Zetra, ku bënë patinazh dhe u stërvitën me fëmijët nga Sarajeva.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat