Chermen Valiev, viza e munguar

Sporti

Chermen Valiev, viza e munguar

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 14:45
Chermen Valiev

Mundja shqiptare ka humbur një mundësi reale për medalje në Kampionatin Europian në Bukuresht. Chermen Valiev, mundësi i peshës deri në 74 kilogram në stilin e lirë, nuk është pajisur me vizën rumune dhe si i tillë nuk ka mundur të marrë pjesë në Kampionatin Europian.

Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, është pritur deri në momentet e fundit, ndërsa të shtunën në mëngjes ishte dhe peshimi përpara startit të garës. Por në fund Valiev nuk u bë pjesë e kuqezinjve.

Tanimë që mundësi rus të mos humbasë shansin e pjesëmarrjes në turnetë kualifikues të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, gjithnjë sipas informacionit që ka dhënë Prizreni, do të duhet pritur dhënia e nënshtetësisë shqiptare nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

E më pas, kjo brenda një kohe të shkurtër, konfirmimi nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa Valiev është i regjistruar si pjesë e Shqipërisë në Federatën Botërore dhe Europiane të Mundjes.

Një medalje e humbur ndoshta në Europianin e Bukureshtit, por një mundësi për më vonë për arritje të tilla për mundjen shqiptare nga Chermen Valiev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat