Karateisti nga Kosova, Melos Gashi, që përfaqëson Shqipërinë, ka shënuar sukses të madh në garën që u mbajt në Qipro.
Melos Gashi (- 84 kg) ka fituar medaljen e argjendtë në WKF Karate 1 - Serie A në Larnaka.
Ky është sukses i madh për Gashin që ka ambicie të mëdha për të ardhmen, që synon medalje evropiane e botërore.
“Pas 5 fitoresh në një kategori me 84 garues nga 5 kontinentet Melosi në finale u ndal nga japonezi duke u renditur i dyti në këtë garë shumë cilësore si dhe vendimtare për plasimin brenda top 32 garuesve më të mirë në botë (Premier League) e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror 2025.
Arritje e jashtëzakonshme në nivelin senior.
Urime kampionit, trajnerëve Asdren Myrtaj e Jetmir Rexhepi, Federata Shqiptare Karatesë dhe gjithë dashamirëve”, ka bërë të ditur Avni Gashi, ish kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.