Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Bardh Krasniqi është emëruar drejtor i Sportit në kryeqytet.
Rama pret nga Krasniqi të punojë në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në kryeqytet,.
Bëhet e ditur se Krasniqi është një ish-basketbollist në skenën vendore e ndërkombëtare.
Këto ndryshime në drejtoritë komunale kanë ardhur pas prishjes së koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së.