Gazetari dhe redaktori i sportit në RTK-Radio, Edmond Thaçi të shtunën në Tiranë është nderuar me titullin “Ambasador i Paqes” nga Federata Universale e Paqes e Shqipërisë.
Ky çmim prestigjioz që ndahet për personalitet e shquara, gazetarit të RTK-së Edmond Thaçi, i ndahet me motivacionin për kontribut të madh dhënë gazetarisë sportive dhe bashkëpunimit mes gazetarëve Sportivë nga Kosova dhe Shqipëria.
Edmond Thaçi është gazetar që nga viti 2006.
Ai aktualisht është edhe president i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.