Vajza që bëri krenar shtetin e Kosovës me titullin e kampiones së Ballkanit në kata në karate.
Një sukses i madh i Alma Lokit, e cila ka treguar vlerat e saja në kata në Podgoricë të Malit të Zi, duke e arritur medaljen e parë të këtij nivelit për shtetin tonë.
Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përgëzuar për suksesin.
“Alma Loki, kampione e Ballkanit.
Karateistja jonë, Alma Loki, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Podgoricë, disiplina e katave.
Loki shënoi pesë fitore, ndërsa për të artën mundi serben, Neda Millosheviq.
Është kjo medalja e parë ndërkombëtare e karatesë tonë në disiplinën kata”, ka uruar KOK-u.