Gjatë fundjavës, përkatësisht të dielën, më 25 shurt, në Sallën e shahut në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë janë zhvillua takimet Gjysmëfinale të Kupës individuale të Kosovës në shah.
Ashtu siç pritej, Mjeshtri Ndërkombëtar dhe kampioni i Kosovës, Nderim Saraçi me Elo 2450, shënoi fitore kundër shahistit të ri dhe pa përvojë Lir Basha dhe u kualifikua për në finale.
Në takimin tjetër ndërmjet Muhamet Asllani dhe Bedri Sadikut, fitorja i takoi Mjeshtrit Ndërkombëtar, Bedri Sadikut.
Kështu të shtunën, më 2 mars në finale do të përballen dy mjeshtrit ndërkombëtar, Nderim Saraçi dhe Bedri Sadiku, kurse për pozitën e tretë luajnë, Muhamet Asllani dhe Lir Basha.
Një ditë më vonë, më 3 mars në program është Turneu Kupa Adem Jashari 2024, ku pritet të marrin pjesë shahistët më cilësorë nga Kosova dhe rajoni.
Drejtësinë në këtë garë po e ndan gjyqtari ndërkombëtar, Burhan Misini.