Pas Alma Lokit që fitoi të artën në kata në kampionatin Ballkanik për seniore, vjen edhe një sukses tjetër për sportin e Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës për femra në karate, ka fituar medaljen e bronztë.
“Ekiporja e femrave e treta në Kampionatin Ballkanik:
Fortesa Orana
Elmedina Istogu
Vlera Qerimi
Behije Mustafa
Të udhëhequr nga trajnerët e Kombëtares Isak Curri dhe Fidair Berisha
Nga 12 shtete pjesëmarrëse Kosova u rendit e 5-ta në plasmanin e përgjithshëm”, shkruan në faqen e FKK-së.
Nga ana tjetër, këtij suksesit të madh i gëzohet edhe KK Sharri i Ferizajt.
“Pas një paraqitje të mirë ekiporja e femrave të Kosovës fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik për senior që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi.
Behija kishe një paraqitje të mirë edhe në kategorinë individuale ku arriti të plasohet në vendin e 7-ta.
Ne si klub e urojmë Kampionen për avancimin e sajë duke i dëshiruar shëndet dhe vullnet për punë të vazhdushme.
Urojmë trajnerin Qendrim Shaqiri për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj garuesve.
Urojmë dhe falënderojmë Kryetrajnerin z.Shemsi Shaqiri për të gjitha mundësit e ofruara duke filluar nga plan programi i punës si dhe mbështetja financiare.
Urime Vajzat Kosova e Ballkanikut”, shkruan në faqen e KA Sharrit.