Karateistja Alma Loki dhe familja Mahalla!
Triumfi në Podgoricë ka vlerë të dyfishtë!
Të shtunën që e lamë Alma Loki është kampione e Ballkanit në kata për seniore, në garën që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi.
Regjimi serb e hodhi në ajër shtëpinë me 7 çati të Mahallëve në vitin 1999
Reprezentuesja e Kosovës, Alma, e mposhti në finale serben Neda Millosheviqin.
Garuese e kujt është Alma?
Gani e Halil Mahalla
Është garuese e klubit të karatesë Kastrioti nga Ferizaj, me kryetar Halil Mahalla dhe kryetrajner Gani Mahalla.
Cila është e vërteta e Mahallëve dhe mrekullia që janë gjallë sot?
Më 31 mars të vitit 1999, milicia dhe paramilitarët serbë (dora e zezë), minuan dhe e hodhën në ajër shtëpinë me shtatë çati të familjes Mahalla!
Si shpëtuan Mahallët?
Fat i tyre që e kishin një korridor nën dhe të shtëpisë së tyre dhe serbët nuk e kishin idenë e këtij korridori, iu shmangën tragjedisë, duke u larguar në drejtim të Dubravës dhe Zaskokut, për t’u vendosur në lagjen Mahalla (sot Burimi) që gjendet në mes trekëndshin Greme, Zaskok e Pleshinë.
Mahallët ishin halë në sy për regjimin serb, për shkak të aktiviteteve kombëtare, sportive dhe shtëpinë e kishin shndërruar në shkollë në kohën e okupimit po ashtu edhe ndërtuan një sallë sportive të improvizuar ku u zhvilluan aktivitetet e Kampionatit të Kosovës në sportet luftarake.
Fitorja ka peshë që nuk matet me asgjë sepse serbët e dijnë se humbja në finale iu erdhi nga një garuese e kryetrajnerit Gani Mahalla, që falë Zotit dhe zgjuarsisë është gjallë sot, sepse ditën kur u minua shtëpia e tij, ai ka qenë brenda saj me vëllezër.
Ishte raportuar në atëkohë, se aksionin kriminal e ka udhëhequr milici famëkeq Boban Kërstiq me urdhër të komandantit Mitiq!