Një hap i madh për mundjen e Kosovës, që padyshim pritet të sjell frytet e saja në vitet e ardhshme.
Federata e Mundjes e Kosovës, me kryetar Naim Muja dhe sekretarin e përgjithshëm të këtij asociacioni, Genc Fazlija, sot ishin në Han të Elezit, ku e nisën projektin, i cili është premtues.
Synimi është që mundja të futet nëpër shkolla sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zbulohen e formohen emra të këtij sporti për të ardhmen.
Naim Muja, i dyti majtas
Një hap të tillë duhet që të ndjekin edhe federatat tjera sportive.
“Federata e Mundjes e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të Hanit te Elezit, sot në palestrën e SHFMU ‘Ilaz Thaçi’, në Han të Elezit në mbështetje teknike të KM Sharri dhe KM Dardania, kanë bërë prezantimin final të projektit - Sporti i mundjes në shkolla të Kosovës.
Mundësit e klubeve në fjalë pas prezantimit disaditor në shkollat e Hanit të Elezit, sot performuan para qindra nxënësve të shkollave fillore të kësaj komune.
Projekti i FMK - së me moton ‘Praktiko mundje - respekto traditën’, mbështetet nga MKRS.
Në fazën e parë projekti do të implemntohet në qytete ku ekzistojnë klube të mundjes, ndërsa faza e dytë do të implementohet edhe ne qytete ku nuk ekzistojnë klube të mundjes.
Qëllimi i projektit është masivizimi i sportit të mundjes.
FMK falënderon Drejtorinë e Arsimit në Han te Elezit për bashkëpunim dhe MKRS- në për mbështetje financiare të këtij projekti”, njofton Federata e Mundjes e Kosovës.