Pingpongistet e rinj të klubit të pingpongut “Gani Maloku” nga Ferizaj, shkëlqyen në Kampionatin individual të Kosovës për U9 dhe U13.
Pingpongistët e rinj të këtij klubit shënuan rezultate të lakmueshme nën drejtimin e trajnerit Yll Maloku.
“Klubet tona shkëlqyen me paraqitjen e tyre si Arijon Krasniqi - Kampion i Kosovës për U9, Erina Vranovci nënkampione e Kosovës për U9 dhe Detar Maloku i treti në U9 si dhe në kategorinë çifte të përziera Rejan Krasniqi/Jonida Ibrahimi(Kpp Shpresa) nënkampion të Kosovës.
Për këto rezultate falënderojmë promotorin e klubit trajnerin Fitim Krasniqi si dhe kryetrajnerin Ylli Maloku”, - njofton KPP "Gani Maloku".