Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka marrë pjesë në Kampionatin e Kosovës në karate për kadet, junior, U-21 dhe senior, të mbajtur të dielën në Palestrën 1 Tetori.
"Presidenti Krasniqi u nderua me mirënjohje nga kryetari i FKK-së, Besart Baruti, për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe promovimin e karatesë.
I pari i KOK-ut, ishte kryetar i FKK-së në periudhën 2016 – 2022.
Në fjalën e tij, presidenti Krasniqi përgëzoi FKK-në për organizimin e kampionatit dhe bëri thirrje që i gjithë komuniteti i karatesë të bashkohen dhe të vazhdojnë rrugëtimin drejt sukseseve ndërkombëtare.
Në Kampionat morën pjesë 42 klube", njofton KOK.