Përgatitjet po shkojnë sipas planit për garën “Rugove CS2 Charity Tournament 2024”, që do të mbahet me 23-24 mars.
Sipas Federatës Esports Kosova, gjithçka është e gatshme për këtë turne të madh.
Organizatorët e kësaj ngjarje, presin një garë madhështore ku do të marrin pjesë një numër i madh i garuesve dhe ekipeve.
“Team Juanflatroo vs Team Xhoci - një “showmatch” i vërtetë.
Ekipi Juanflatroo dhe Xhoci do të jetë pjesëmarrës në turneun e madh “Rugove CS2 Charity Tournament 2024”.
Ekipi Juanflatroo që përbëhet nga lojtarët Flatro Halimi, Qëndrim Hajrizi, Genc Kolgeci, Rigon Gashi do të përballet me ekipin e Xhocit i përbërë nga Ernest Xhoci, Kujtim Rexhepi, Dionis Budeci, Fatlum Abrashi dhe Enis Hyseni.
‘Showmatchi’ do të zhvillohet në kuadër të garës që për qëllim ka mbledhjen e fondeve për Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë dhe për të rritur ndërgjegjësimin rreth Autizmit tek moshat e reja.
Garë e madhe organizohet nga Federata Esports e Kosovës në bashkëpunim me Korporatën ‘Rugove’.
Gara e lojës së famshme ‘Counter Strike 2’ mbahet më 23 dhe 24 mars.
Pjesëmarrës do të jenë rreth 640 lojtarë nga 128 ekipe.
Së Bashku për Autizëm”, bëhet e ditur nga Federata Esports Kosova.