Mundësja e talentuar Dorentina Nezaj shkëlqeu në sfidën e parë të turneut ndërkombëtar “Tallin Open” që po mbahet në Estoni.
Dorentina Nezaj ka treguar mjeshtrin e saj dhe si fryt i kësaj e ka deklasuar rivalen.
"Dorentina Nezaj filloi me fitore luftën kundër Simar Randhawa nga Suedia, me rezultat 8:2”, njofton Sadik Ferati, trajner i klubit të mundjes "Kolosi" nga Prizren.
Një fitore bindëse për vashën tonë që i jep edhe më shumë motiv për sfidën e radhës.