Mundësja e talentuar e kombëtares së Kosovës shkëlqeu në Tallin të Estonisë.
Diellza Syla është fituese e medaljes së bronztë.
Një sukses i madh për mundjen dhe sportin e Kosovës.
Ky sukses është një dëshmi se në sportin femëror të mundjes ka kapacitete për të arritur edhe më shumë në të ardhmen.
Kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, është krenar me Diellzën për suksesin e madh.
“Diellza Syla fitoi medalje të bronztë në turneun “Tallin Open".
Në Tallin te Estonisë ka përfunduar Turneu ndërkombëtar "Tallin Open".
Në këtë turne morën pjesë 40 shtete me 2000 mundës dhe mundëse nga Evropa, Afrika dhe Amerika.
Mundësi, Jon Ramadani dhe mundëset Kanita Spahija, Elsa Nikoci, Dorentina Nezaj dhe Lonisa Reka në këtë turne treguan performancë të mirë por nuk arritën të fitojnë medalje”, njofton Federata e Mundjes e Kosovës.