Ish sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, ka reaguar ashpër ndaj Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ai përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka atakuar krerët e KOK-ut, sipas tij për ndërhyrje edhe në federata.
“Tri vite mandat të presidentit më të pa përgjegjshëm në histori të KOK Ismet Krasniqit dhe Bordit Ekzekutiv të tij.
Viti i tretë i mandatit 2023
1. Ndërhyrjet e Ismet Krasniqit në Federatën e Pingpongut dhe Federatën e Boullingut, duke i sjellur buzë shkatërrimit;
2. Ismet Krasniqi nxjerr vendimin me Bordin Ekzekutiv, me të cilin përjashtojnë 10 federatave në mënyrë të kundërligjshme, në kundërshtim të plotë me Statutin e KOK, nga Asambleja e KOK, duke ju shkelur të drejtat elementare të federatave.
3. Falsifikimi i Vendimit të KAS për F. e Taekwondosë, për të cilën tashmë ka edhe
kallëzim penal ndaj Besim Aliti dhe të tjerëve;
4. Ndërhyrja dhe presioni tek gjyqtarët e KAS (Këshilli i Arbitrazhit Sportiv);
5. Shpenzimet e buxhetit vetëm për pajisje e makineri 445 mijë euro gjatë vitit 2023;
6. Shpenzime të udhëtimit dhe akomodimit të KOK 262 mijë euro;
7. Meditje të Bordit dhe stafit të KOK për udhetime zyrtare 102 mijë euro;
8. Hartimi i Biding Book për LM 149 mije euro;
9. Kompenzimet për paga 165 mije euro.
10. Sigurime të veturave zyrtare 10 mijë euro;
11. Komisione dhe grupe punuese 6500 euro;
Total shpenzime për paga meditje e udhëtime zyrtare 1,139,500 euro.
Pra vetëm vitin e fundit mbi 50% e buxhetit shkon shpenzime administrative (paga meditje, udhëtime etj), ndërsa shpenzimet për sportistë nuk e mbrrinë as shumën prej 20 % të buxhetit të KOK. Marre!!!
Kur ja shtojmë veprimet e dy viteve të mëparshme, ndërhyrjet dhe shkatërrimet e F. së Karatesë, F. Taekwondosë,, F. së Notit etj.
Duke i shpenzuar 60 mijë euro për 3 ditë në vizitën e 10-12 anëtarëve të Bordit të ICMG;
Shpenzimi i mbi 200 mijë euro vetëm për hartimin e Strategjisë Kombëtare për sport, duke ju dhanë tender mikut e bashkëpunëtorit të Besim Alitit sekretar i KOK;
Defaktorizimi i KOK në raport me MKRS dhe organizata tjera.
Humbja e një sërë kompetencave e avantazheve në raport me organizatat shtetërore dhe jo shtetërore.
Këto janë vetëm disa nga dështimet e presidentit të KOK Ismet Krasniqi, të cilat nuk do ti harroj gjatë historia e sportit të Kosovës”, ka reaguar Shasivar Haxhijaj.