Një vjedhje trondit përgatitjet për Lojërat Olimpike Verore në Paris.
Në një tren që nisej nga stacioni Gare du Nord, u vodh një valixhe që i përkiste një punonjësi të Bashkisë së Parisit.
Në të kishte një lapotop dhe dy USB që lidheshin me ngjarjen olimpik të planifikuar për t’u zhvilluar verën e ardhshme midis korrikut dhe gushtit. Më saktësisht, pajisjet përmbanin informacione të vlefshme të ndjeshme në lidhje me planet e sigurisë së Bashkisë së Parisit për Lojërat Olimpike.
Personi në fjalë, konkretisht një inxhinier 56-vjeçar, bëri një denoncim para pak ditësh në polici. Policia franceze ka nisur hetimet, duke monitoruar edhe kamerat e vëzhgimit me video në oborrin e hekurudhës.
Për momentin nuk ka asnjë informacion konkret në lidhje me këtë ngjarje, që ka tronditur jo pak komitetin organizator të Olimpiadës Paris 2024.