Në Baku të Azerbajxhanit po zhvillohet turneu ndërkombëtar i mundjes, kualifikues për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Në tapet ka garuar sot edhe mundësi kuqezi Islam Dudaev në peshën 65kg, ku është renditur në vendin e tretë, duke mos arritur dot të kualifikohet.
Në duelin e parë, Dudaev ka epërsi absolute në tapet, duke fituar 10-0 ndaj polakut Dominik Jakub Jagusz. Po me këtë rezultat mundësi shqiptar fiton edhe sfidën e dytë në këtë turne, atë ndaj izraelianit Joshua Stuart Finesilver, duke avancuar në gjysmëfinale.
Këtu, Dudaev, edhe pse bën një paraqitje të mirë, udhëheq provizorisht 3-0, nuk arrin dot të fitojë, duke u mundur 6-3 nga azeri Haji Aliyev. Për pasojë, mundësi kuqezi nuk arrin dot të kualifikohet për më tej, pasi në Olimpiadë shkonin vetëm dy finalistët e cdo peshe.
Ndërkohë, në peshën 125kg, garoi edhe mundësi tjetër shqiptar Paris Kerepi. Ai u mund 4-0 që në duelin e parë, atë ndaj italianit Abraham de Jesus Ruano, duke u eliminuar shumë shpejt nga gara.
Për momentin, mundja shqiptar ka siguruar vetëm një biletë për në Olimpiadën e Parisit me mundësin Zelimkhan Aakarov. Gjithsesi, Dudaev ka ende edhe një mundësi tjetër për t’u kualifikuar në Olimpiadë, në turneun ndërkombëtar që zhvillohet së shpejti në Turqi.