Kombëtarja e Kosovës synon suksese në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike.
Shtetin do të përfaqësojnë 6 garuese: Elena Sefa, Bora Hoti dhe Vlera Gërguri, në kategorinë e junioreve; Valëza Rama, Vilëza Zeqiri dhe Kaltrina Thaqi, në kategorinë e senioreve.
Vashat janë të përgatitura maksimalisht për këtë ngjarje të madhe evropiane që mbahet në Rimini të Italisë.

“Një moment i jashtëzakonshëm për Federatën e Gjimnastikës së Kosovës!
Me krenari ju njoftojmë se për herë të parë, Kosova do të përfaqësohet në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike për Femra, i cili mbahet në Rimini të Italisë.
Nga data 2 deri më 5 maj, gjashtë vajza nga Kosova do të përfaqësojnë vendin tonë me nder në këtë ngjarje të madhe.
Gjimnastet tona që do të na përfaqësojnë në këtë garë të rëndësishme janë:
Elena Sefa, Bora Hoti dhe Vlera Gërguri, në kategorinë e junioreve.
Valëza Rama, Vilëza Zeqiri dhe Kaltrina Thaqi, në kategorinë e senioreve.
Trajnerët Abeliana Bregu, Arlind Shaqiri, bashkë me shefen e delegacionit Sherife Aliçkaj Qerimi dhe doktoreshën e ekipit Blerina Mema, do të jenë pjesë e kombëtares tonë në këtë garë”, njofton Federata e Gjimnastikës e Kosovës.