Fatmir Makolli, president i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, është pritur nga presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli.
Makolli është nderuar edhe me një libër nga Komiteti Olimpik Shqiptar.
"Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Yli, priti në një takim miqësor sot në zyrat e KOKSH, Presidetin e Federatës së Kick-box të Kosovës, Fatmir Makolli.
Gjatë takimit
Në takimin ku i pranishëm ishte dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Kickbox, Arbis Vjedha, presidenti Ylli bëri një prezantim të punës së Komitetit Olimpik, për të ndihmuar masivizimin e sportit, shtrirjen e frymës olimpike, mbështetjen e talenteve të reja dhe të sportistëve elitarë, si dhe i prezantoi z. Makolli disa prej risive teknologjike që KOKSH është duke implementar.
Gjatë takimit u fol për mbështetjen e sportit të Kickbox dhe mundësisë për zhvillimeve e aktiviteteve të përbashkëta Kombëtare dhe Ndërkombëtare mes dy federatave të Shqipërisë dhe Kosovës”, njofton KOK.