I forti i Kosovës, Bujar Muli, po përgatitet për një sfidë të radhës në sporte ekstreme.
Synimi i tij është që helikopterin të mbajë në kraharor.
Ai ka paralajmëruar edhe rekordin e radhës.
“Me emër të Zotit do të filloj përgatitjet për rekordin e radhës Botëror ku do të tentoj të mbaj helikopterin në kraharor dhe të shpallem prapë njeriu më i fortë në botë në këtë disiplinë.
Rekordin për momentin e ka një austriak.
Në qoftë se arrij të gjej sponsor për të sjell helikopterin atëherë edhe ky rekord ka me mbet në Kosovë. Në qoftë se nuk kam përkrahje atëherë vazhdojmë me tjetrin rekord.
Zoti me ndihmoftë të dal triumfues”, ka shkruar Muli në profilin e tij në facebook.