Nuk është normale se çfarë po ngjan me palestrat e reja sportive në shtetin e Kosovës.
Sot uji ka vërshuar parketin e palestrës së sportit në Samadrexhë.
Një lexues i rregullt i gazetës kombëtare “Bota sot” dhe njëherësh tifoz i flaktë i Samadrexhës në hendboll, ka dërguar disa fotografi për turpin që po ngjan me palestrën e sportit.

Nuk ka tre vite që kjo palestër është hapur dhe tani përveç çatia që pikon, uji rrjedhë edhe nga ndonjë pjesë e palestrës.
Rrjedha e ujit ka dëmtuar sado kudo edhe parketin.