​Taekwondo i sjell edhe tri medalje të arta Kosovës nga Estonia

Sporti

​Taekwondo i sjell edhe tri medalje të arta Kosovës nga Estonia

Më: 3 maj 2024 Në ora: 12:04
Në “Tallin Open G1” në kategorinë deri në 54 kilogramë, Bleron Ademi e fitoi medaljen e artë për senior.

Pas suksesit që e treguan në Kampionatin Evropian të shteteve të vogla, taekwondistët tanë sërish kanë fituar medalje në dy gara të tjera ndërkombëtare, “Tallin Open G1” dhe “President Cup” që u mbajtën në Talin të Estonisë.

Në “Tallin Open G1” në kategorinë deri në 54 kilogramë, Bleron Ademi e fitoi medaljen e artë për senior.

Ndërkaq, në “President Cup” shkëlqyen Mal Sahiti në kategorinë deri në 68 kilogramë dhe Jon Gashi në kategorinë deri në 73 kilogramë duke fituar medaljet e arta për juniorë.

Në këtë garë, te seniorët, Bleron Ademi dhe Elion Agushi u renditën të pestët, duke treguar po ashtu paraqitje tejet të mira.

Të tre garuesit janë bursistë “Shpresa Olimpike 2024”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat