Kombëtarja e Shqipërisë është gati për Kampionatin Evropian të karatesë.
Trajneri Fedhmi Mahalla me garuesit e tij do të synojnë të paktën të kthehen me një medalje.
Evropiani mbahet në Zarë të Kroacisë nga data 8 maj e deri më 12 maj.
Shqipëria përfaqësohet me këta karateistë: Orges Arifi (- 60 kg), Abdullah Backa (-67 kg), Alvin karaqi (-84 kg), Melos Gashi (- 84 kg) e Blondin Pakashtica (+84 kg).