Karateistja e kombëtares së Kosovës, Fortesa Orana, zotohet se do të kthehet me medaljen në shtetin tonë.
Orana është e përgatitur maksimalisht dhe ka vetëbesim të madh se do të ngadhënjejë në repesazh në luftë për medaljen e bronztë në kategorinë + 68 kg në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Zarë të Kroacisë.
Është hera e tretë që është në garë për medalje dhe beson e shpreson se e treta do të jetë e vërteta.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/May/08/auto_6e3762bc-2c27-4b23-a1cd-f9d769a7f3861715189093.jpg)
“Besoj që medaljen e bronztë do ta fitoj pikërisht në këtë garë.
Qe tri herë jam në garë për medaljen e bronztë të Evropës, kësaj radhe është e imja. E kam prit këtë ditë”, thotë Orana për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Fortesa të shtunën do të luftojë për medalje dhe e bindur se do të ketë në qafën e saj.