Karateistet Fortesa Orana dhe Vlera Qerimi mbeten pa medalje në Kampionatin Evropian.
“Për garuesit dhe ekipet e Kosovës përfundoj Kampionati Evropian i karatesë për senior që u mbajt në Zarë të Kroacisë.
Sot Fortesa Orana në luftën për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian humbi nga Francezja Nancy Garsia me rezultat 3:1 duke mbetur e renditur në vendin e 5-të.
Vlera Qerimi e Isak Curri
Edhe garuesja tjetër Vlera Qerimi luftoj sot për medaljen e bronztë me garuesen e Spanjës duke humbur me rezultat 2:0 dhe duke u rendit e 5-ta.
Rikujtojmë që ditë më parë në vendin e 7-të u plasuan Benjamin Shabani dhe Elmedina Istogu dhe në vendin e 9-të Jakup Ajdari.
FKK falënderon trajnerët që udhëheqen me garuesit gjatë luftërave sportive Isak Currin dhe Ylber Sylen.
Drejtësinë në këtë Evropian me plotë sukses e ndau dhe referi nga Kosova me licencë Evropiane Astrit Nrecaj”, njofton FKK.