​Orges Arifi shpallet nënkampion i Evropës në karate

Sporti

​Orges Arifi shpallet nënkampion i Evropës në karate

Më: 11 maj 2024 Në ora: 21:45
Orges Arifi

Karateisti prishtinas Orges Arifi është shpallur nënkampion i evropianit të 59-të të karatesë që po mbahet në Zarë të Kroacisë.

Arifi ka garuar nën flamurin Kuq e Zi, në kategorinë deri 60 kilogramë, ku në finale pësoi nga kampioni i botës në fuqi Kristos Ksenos nga Greqia.

Ndërsa karateistet nga Kosova Fortesa Orana pësoi humbje për medaljen e bronztë në kategorinë mbi 68 kilogramë. Vlera Qerimi u mposht në kategorinë deri në 68 kilogramë, duke përfunduar kështu në vendet e pesta.

Shqipëria në kampionat merr pjesë me pesë karateistë. Evropiani i karatesë, në të cilin marrin pjesë 51 shtete, përfundon garat më 12 maj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat