Amra Lleshi dhe Eset Kryeziu kanë shënuar fitoret e para ndërkombëtare për Kosovën në sportin e badmintonit.
Badmintonistët morën pjesë në garën ndërkombëtare "Bulgaria Youth International", të mbajtur për U-11, U-13 dhe U-15, në Svilengrad të Bullgarisë, ku Lleshi dhe Kryeziu kaluan nga një raund.
Badmintoni është sport i ri në Kosovë dhe puna kryesisht po fokusohet tek grupmoshat e reja.
Këto rezultate janë të mirëseardhura për këtë sport.