Prishtina është e gatshme që të mirëpresë pingpongistë nga e gjithë bota për edicionin e dytë të turneut ndërkombëtar të pingpongut në Prishtinë – “Pottit 2024”, i cili do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve më 7, 8 dhe 9 qershor.
“Ky turne tashmë është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e pingpongut të Kosovës, duke tërhequr mbi 200 lojtarë nga 22 shtetet e ndryshme.
‘Prishtina Open 2024’ do të përfshijë kategoritë e moshave për të rinjtë U13, U17 dhe U21, duke u ofruar atyre një mundësi ideale për të treguar talentin e tyre dhe për të fituar përvojë në arenën ndërkombëtare.
Veteranët do të jenë gjithashtu pjesë e turneut, duke e bërë këtë ngjarje gjithëpërfshirëse për të gjitha grupmoshat dhe duke u ofruar lojtarëve të pingpongut të të gjitha niveleve, një mundësi për të konkurruar dhe ndarë pasionin e tyre për lojën. Ndërkohë, të moshuarit dhe femrat do të garojnë më 9 qershor.
Turneu gjithashtu synon të inkurajojë turizmin sportiv në Kosovë dhe të tregojë se Prishtina është qytet evropian i sportit dhe të demonstrojë mikpritjen e saj të ngrohtë dhe kulturën e pasur. Në turne do të jetë i pranishëm edhe ushtruesi i detyrës së Presidentit të ETTU, z. Pedro Moura.
Prishtina është e gatshme të shkruajë një kapitull të ri në historinë ndërkombëtare të pingpongut dhe të mirëpresë lojtarët në një ngjarje që do të mbahet mend për vitet në vijim”, njofton Ettu.