Kur duhen dhe dy muaj që të nisin Lojërat Olimpike “Paris 2024”, organizatorët kanë zbuluar sot podiumin ku do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të medaljeve.
Sipas tyre, ato janë ndërtuar me material të riciklueshëm dhe janë eko-të qëndrueshme. Podiumi është frymëzuar nga Kulla Eiffel, ku dhe është prezantuar mëngjesin e sotëm.
Me ngjyrë gri, podiumi është krijuar për të mos errësuar uniformat e sportistëve meshkuj dhe femra.
Ky podium do të përdoret për të gjitha ceremonitë e Lojërave Olimpike e më pas atyre Paralimpike “Paris 2024” (549 në total).