Sportistja e njohur e Kosovës, Fortesa Orana, është e shokuar me humbjen e personit më të shtrenjtë në jetë.
Asaj sot i ka vdekur nëna në moshën më të mirë, 52-vjeçare.
Lirie Orana humb betejën më sëmundjen e keqe.
Ajo ka qenë mbështetësja më e fuqishme e Fortesës drejt sukseseve.
Sukseset e Fortesës lidhen ngushtë me nënën e saj, për faktin se ishte krah i fortë i saj duke mos kursyer asgjë për të.
Për Fortesën është dita më e vështirë në jetën e saj, duke mbetur pa krahun e djathtë jo vetëm të familjes por edhe në karrierën e saj sportive.
Fortesa së fundi humbi në finalen e repesazhit për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë që u mbajt në Zarë të Kroacisë.
Vitin e kaluar, Fortesa me kombëtaren e Kosovës, fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.