Zaja triumfon

Sporti

Zaja triumfon

Më: 28 maj 2024 Në ora: 13:55
Edmond Zaja

Edmond Zaja triumfon në disiplinën 10-gurë!

Federata Shqiptare e Bilardos dhe e Snookerit ka mbyllur një tjetër aktivitet të rëndësishëm të sezonit, teksa më datat 25-26 maj në Tiranë është mbajtur kampionati kombëtar në disiplinën 10-gurë.

E veçanta e këtij kampionati ishte se çerekfinalistët përfaqësonin klube të ndryshme të Shqipërisë, duke vijuar me Edmond dhe Mario Zaja, bilardistë të Laçit. Marjan Nikolli dhe Ermal Laska nga ekipi i Butrintit. Astrit Tolaj nga Flamurtari, Preng Gjokmarkaj bilardist i Mirditës, Besar Spahiu i Tiranës dhe Dritar Bajrami nga Struga, bilardist i Pogradecit.

Duke kaluar te faza e nxehtë e sfidave, në gjysmëfinale u përballën Preng Gjokmarkaj (Mirdita) kundër Astrit Tolajt (Flamurtari) dhe Edmond Zaja (Laçi) ndaj Dritar Bajramit (Pogradeci). Ndeshje të një niveli të lartë, ndërsa në finale u kualifikuan Astrit Tolaj dhe Edmond Zaja. Triumfi final shkoi për Edmond Zajën, një stekë e vjetër, 8 herë kampion kombëtar dhe 4 herë fitues i Kupës së Shqipërisë. Në fund u mbajt edhe ceremonia e eventin, me Zajën që u kurorëzua kampion i disiplinës 10-gurë për vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat