Erin Makolli deklason serbin, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik

Sporti

Erin Makolli deklason serbin, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik

Nga: K.Goca Më: 2 qershor 2024 Në ora: 12:07
Erin Makolli dhe Ylber Syla

Karateisti i talentuar, Erin Makolli, është fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik deri në moshën 10 – vjeçare. 

Makolli ka treguar formë të lartë duke i mposhtur disa garues cilësorë. 

Trajneri Ylber Syla ka shpreh fjalë miradije për Erinin.

“Garuesi më atraktiv i kombëtares, katër fitore”, thotë Ylber Syla për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Makolli është pjesë e klubit “Kolosi” nga Kodra e Trimave në Prishtinë.

Makolli e ka mposhtur garuesin maqedonas bindshëm me rezultat 9:0, pastaj serbin me 3:0 dhe boshnjakun 1:0. 

Në luftë për medalje të bronztë e deklasoi me 8:0 garuesin nga Serbia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat