Kosova shkëlqeu, kthehet me 6 medalje nga Stambolli! Baruti: Treguan përkushtim të pashoq 

Sporti

Kosova shkëlqeu, kthehet me 6 medalje nga Stambolli! Baruti: Treguan përkushtim të pashoq 

Nga: K.G. Më: 2 qershor 2024 Në ora: 16:58
Kosova

Njomakët e njomaket e kombëtares së Kosovës shkëlqyen në Kampionatin Ballkanik për fëmijë që u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Rezultate impresive të garuesve tanë, një dëshmi që po punohet me  gjeneratat e reja. 

Selektori Alban Beqiri me stafin e tij ka arsye të fortë që të mburren me suksesin që shënuan në Stamboll.   

“Kosova fitoj 6 medalje, 2 të arta dhe 4-të të bronzta në këtë kampionat, ku morën pjesë 12 shtete me 1657 garues!
FKK falënderon klubet, trajnerët dhe garuesit për sjellje korrekte gjatë këtij kampionati, Kosova u përfaqësua me 86 paraqitje në këtë kampionat dhe 1 gjyqtar Fehmi Mala.

Kryetari i FKK-së Besart Baruti, falënderon të gjithë trajnerët për përkushtim e pashoq dhe posaçërisht falënderon selektorin Alban Beqiri dhe trajnerët Elona Kolgeci dhe Arnit Krasniqi.

Shumë garues patën paraqitje të shkëlqyer por konkurrenca ishte shumë e fortë dhe ju urojmë suksese në garat e ardhshme.
hef i delegacionit ishte Sekretari i Përgjithshëm z. Nazmi Gashi”,
njofton Federata e Karatesë së Kosovës.

Të arta

1. Danina Rexhepi -50 kg
2. Erina Sherifi -49 kg

Të bronztë

1. Rea Sejdiu +54 kg
2. Amela Mehmeti -54 kg.
3. Yll Mahalla -37  kg]
4. Erin Makolli -45 kg

Vendi 5-të
1. Alea Kelmendi -54 kg

Vendi 7-të
1. Mevlan Dalipi -40 kg
2. Anuar Krasniqi -40 kg

Vendi 9-të
1. Fron Mustafa  Kata
2. Eror Haziri Kata 
3. Natra Makolli -40 kg
4. Omer Hyseni -30 kg

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat