Reagon legjenda e sportit të Kosovës: Ato janë para te buxhetit të Kosovës, para të popullit fukara 

Sporti

Reagon legjenda e sportit të Kosovës: Ato janë para te buxhetit të Kosovës, para të popullit fukara 

Nga: K.G. Më: 2 qershor 2024 Në ora: 18:39
Kamber Demaj

E para, është mirë që të formohet policia sekrete sportive, për t’i kontrolluar brenda dhe jashtë shtetit se si sillen zyrtarët e federatave sportive të Kosovës.

Ndoshta dikujt do t'i dukej një çmenduri kjo kërkesë, por ky është shpëtimi i vetëm derisa nuk jemi bërë përrallë apo nuk ka dal diçka që as truri i njeriut nuk e imagjinon.

E dyta, të kemi inspektoratin sportivë dhe të kërkojë llogari nga federatat, çdo faturë dhe të kërkojë në çdo hotel çmimet reale të akomodimit.

Buxheti që i shpërndahet federatave është i taksapaguesve të Kosovës.

Keqpërdoruesit e pozitave zyrtare, t'i hiqet imuniteti sportiv, t'i ndalohet për jetë që të merret me sport dhe t'i konfiskohet pasaportë, të mos ketë të drejtën të pajiset kurrë me të. 

Këtë shkrim të autorit e ka komentuar edhe legjenda e sportit të Kosovës, ish bilderi i mirënjohur Kamber Demaj.

“Shumë Iniciativë dhe kërkesë me vend. Nuk do të thotë vetëm ndarje të majme të hollash, por të dihet se kush dhe si i menaxhon, se ato janë para të buxhetit te Kosovës, para të popullit fukara”, ka komentuar Demaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat