Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë traditën e shënimit të Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit.
Sipas agjendës, në ora 10:00 do të organizohen aktivitete sportive në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë.
Ndërkohë, prej orës 13:30 deri në 14:30 do të bëhet mbjellja e pemës olimpike 2024, aktivitet që organizohet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Pema do të mbillet nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.